Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndeshjen e sotme miqësore ndaj San Marinos, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova ka mposhtur San Marinon me rezultatin e thellë 4-1, me katër golat e shënuar nga Vedat Muriqi, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Halimi ka theksuar se është i lumtur që është kthyer të luajë, ndërsa premtoi se Kosova ka të ardhme të mirë.
“Kam qenë disa muaj pa lojë shkaku i lëndimit, ka qenë një lojë perfekte për mua që të kthehem, besoj që edhe si ekip jemi të kënaqur. Besoj që krejtë kanë bërë paraqitje të mirë, janë djemë të mirë dhe te ri, e kemi të ardhmen të mirë”, tha fillimisht Halimi për Super Sport Kosova.
/GazetaBlic Sport


