Lajme

Halimi: Koalicioni VV-NISMA, punë e kryer | Kurti do të pajtohet me kërkesat e Fatmir Limajt!

6 ditë më parë
nga:G C

Analisti Jeton Halimi ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, duke theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion mes LDK-së dhe VV-së, raporton GazetaBlic.

Ai për GazetaBlic, e vlerësoi ftesën e Kurtit drejt Abdixhikut si një lëvizje simbolike, duke thënë se është “veç sa për sy e faqe dhe sa për adet.”

Halimi shtoi se ai mendon që “Kurti do të pajtohet me kërkesat e Limajt, sepse nuk ka zgjedhje tjetër, përveç se vendi të shkojë në zgjedhje të reja, kjo është më e keqja që mund t’i Kosovës.”

Në fund, ai përfundoi se “koalicioni VV-NISMA është punë e kryer.”