Zgjedhjet Lokale

Halimi iu premtoi mbështetje banorëve të Mirashit

10/01/2021 14:23
nga:N M

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, ka qëndruar në Mirash, nga ku ka shpalosur programin qeverisës.

“Mirashi si shumica e fshatrave në Ferizaj, përballet me probleme nga më të ndryshmet. Mbeturinat e kanë mbuluar lumin i cili kalon nëpër fshat”, tha ajo.

Ndër të tjera, ajo theksoi faktin se banorët e Mirashit në Ambulantën e Mjekësisë Familjare mund të marrin shërbime mjekësore vetëm deri në orën 13:00.

“Zgjatja e orarit të AMF-së, asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës katër kilometërshe, mirëmbajtja e lumit e menaxhimi i mbeturinave do të jenë  prioritet i yni për Mirashin”, premtoi Halimi.