Lajme

Halimi i reagon Muratit: I veshur me kostumin e militantit, kritikon LDK-në –  prej muajsh bllokon projektin më të madh në Prishtinë

11/06/2023 19:51
nga:G B

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai prej muajsh ka bllokuar projektin më të madh në historinë e Prishtinës, atë të ‘Unazës së Mesme’ dhe  veshur me kostumin e militantit, ka gjetur rastin të kritikojë LDK-në dhe  Abdixhikun me akuza të stisura.

Ajo ka shtuar se motra e deputetes së tij e ka vllokuar ndërtimin e rrugës A.

Halimi ka thënë se LDK i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, për hir të qytetarëve.

Postimi i saj i plotë:

Ministri i Financave, i cili tash e sa muaj e ka bllokuar projektin më të madh në historinë e Prishtinës, atë të ‘Unazës së Mesme’; i veshur me kostumin e militantit, ka gjetur rastin të kritikojë LDK-në dhe Kryetarin Abdixhiku me akuza të stisura, e me ndërlidhje të pakuptimta.

Motra e deputetes së partisë së tij, ndërkohë, e ka bllokuar ndërtimin e projektit më të madh aktual në vend, atë të Rrugës ‘A’. Komuna e Prishtinës – e penguar dhe e bllokuar në çdo hap prej Qeverisë – vetëm këtë vit ka arritur t’i kyç mbi 40 mijë banorë të Kryeqytetit në rrjetin e ngrohjes së Termokosit.

LDK i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, për hir të qytetarëve, përkundër destruktivitetit dhe bllokadave të popullistëve, që punë s’bëjnë dhe punë të bëhet s’lënë!

Murati: Financimi për Termokosin ekziston, projekti është bllokuar sepse s’ka ratifikim të marrëveshjes ndërkombëtare nga opozita