Lajme

Halimi i reagon Haxhiut: Qasja e tillë tërësisht e gabuar, ndjell frikë dhe nuk parandalon rastet e dhunimeve

09/06/2022 10:29
nga:G B

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj ministres Albulena Haxhiu, postimin e të cilës e ka quajtur të përçudshëm, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Haxhiu do të duhej të hartonte politika mbi rezultate të hulumtimeve të detajshme, të mbante takime me prokurorë e gjyqtarë.

Halimi e ka quajtur të gabueshme qasjen e ministres, duke thënë se ajo ndjell frikë.

Postimi i saj i plotë:

Postimi i rasteve nga Ministrja e Drejtësisë të përçudshme. Ministrja do të duhej të hartojë politika mbi rezultate të hulumtimeve të detajshme, të organizojë takime me prokurorë, gjyqtarë e organizata të shoqërisë civile. Qasja e saj tërësisht e gabueshme, ndjellë frikë dhe aspak nuk i ndihmon parandalimit e raportimit të rasteve të abuzimeve e dhunimeve seksuale.

Fushatat vetëdijësuese krijohen nga profesionistët ku përfshihen të gjithë akterët, jo statuse të pamenduara mirë për efektet e saja!

Statusi i saj nuk është asgjë tjetër, pos përpjekje për të demonstruar fuqinë e pushtetit!