Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pasi deputetët e mazhorancës bojkotuan seancën e thirrur nga PDK-ja, për rezolutën për përmirësimin e kushteve për Policinë e Kosovës.
Halimi tha që këtë legjislaturë Kosova nuk e ka merituar me një shumicë të papërgjegjshme e arrogante.
“Kuvendi si pushteti kryesor në Republikë, në vend se ta ushtrojë funksionin e përfaqësimit të sovranit, po e bojkoton funksionin parësor të tij, kontrollin ndaj Qeverisë”.
Halimi ka akuzuar deputetët e VV-së duke thënë që nuk kanë lënë asnjë institucion e individ pa denigruar, e ndërsa kur vjen çështja te të dhënurit llogari ikin dhe fshehën.
“Përse nuk ka kontrollë ndaj Qeverisë?”, pyeti ajo.
Postimi i plotë:


