Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, e shoqëruar nga drejtori sportiv, Agron Selmanin dhe trajneri i KF Ferizaj, Arbnor Morina, vizituam stadiumin dhe ekipin e qytetit.
Me këtë rast, Halimi shprehu keqardhjen e saj që një qytet si Ferizaj të jetë pa një stadium siç e meriton. Ajo, bashkë me Agronin dhe Arbnorin diskutuam për nevojën urgjente që e ka qyteti i Ferizajt për stadium sipas standardeve europiane.
“Qytetin e Ferizajt do ta bëjmë me stadium siç e meriton, me standarde që aplikohen nga FIFA dhe UEFA”, tha Halimi, në fund të kësaj vizite.