Zëdhënësja për media e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën për zbatimin e urdhërit mbrojtës për gruan shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK-së është një lajm i mirë.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se zinxhiri i shkarkimeve duhet të shkojë deri në fund.
Sipas saj, bashkë me këta policë, duhet të largohet edhe eporori i tyre, Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla.
“Zinxhiri i shkarkimeve duhet të shkoj deri në fund. Është padyshim lajm i mirë suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën, zbatimin e urdhërit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së. Mirëpo kjo nuk mjafton. Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër” shkruan Halimi në Facebook.
Reagimi i plotë:


