Jeton Halimi Drejtor Ekzekutiv në Institutin për Studime Evropiane dhe Globale thotë se sulmet nga ana e Qeverisë drejt Prokurorisë Speciale e cënojnë rëndë sistemin Prokurorial të Kosovës.
Halimi në një prononcim për GazetaBlic foli edhe për kryeprokurorin, Blerim Isufaj, ku thotë se këto sulme po bëhen veçanarisht ndaj tij.
“Sulmet nga ana e ministrave të qeverisë Kurti ndaj Prokurorisë Speciale veçanarisht kundër Keyprokurorit, Blerim Isufaj janë të papranushme dhe cënon rëndë sistemin Prokurorial Kosovës”, tha ai.
Sipas Halimit, me veprimet e fundit po vërtetohet se ministrja Haxhiu në është e aftë në profesionin e saj.
“Me Kushtetutën Republikës Kosovës, pushtet jonë të ndara shumë mirë ligjerisht. Nuk e di pse marrin guximin të sulmohet Prokuroria e Shtetit, më çudit fakti që ministrja e Drejtësisë vetë është juriste dhe bënë kësi gabime të qëllimshme. Dita ditës po vërtetohet se Haxhiu është shumë e dobët në profesionin e saj”, tha Halimi.
Halimi thotë se ky sulm drejt Prokurorisë, vjen pas arrestimeve të fundit për aferën e grurit dhe vajit.
“Ky sulm vjen si pasojë e arrestimeve të fundit në lidhje me aferën e grurir dhe vajit në Ministrinë ku drejtohet nga Rozeta Hajdari”, tha ai.
“Blerim Isufaj është sulmuar edhe herave të tjera nga kryeministri Kurti. I gjithë ky sulm bëhet vetëm për njëllosjen e Isufajt. Kryeministri nuk e lë presidenten Osmani që ta dekretojë.”
“Ministrat e Kurtit e kanë të kotë, Isufaj është shumë profesional në punën e tij dhe nuk e ka as më të voglën afër apo korrupsion prej momentin të parë ku ka filluar punën si Kryeprokuror i shtetit”, tha Halimi për GazetaBlic.


