Zgjedhjet Lokale

Halil Thaçi pritet nga banorët e fshatit Siboc, premton mbështetje dhe zgjidhje për problemet që ata përballen

10/14/2021 19:14
nga:Y I

Kandidati për kryetar të Obiliqit nga radhët e VV-së, Halil Thaçi, së bashku me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe bartësin e listës Sami Ahmeti u mirpritën nga banorët e fshatit Siboc, raporton Gazeta Blic.

Thaçi theksoi se u njohën me problemet e banorëve që kanë për fokus shpronësimin, ndalimin e jetës dhe ndërtimit atje.

“U zotuam se do të angazhohen të gjithë mekanizmat shtetëror në zgjedhjen e kësaj qështje. Po ashtu premtova se si kryetar i Komunës do të qëndoj vazhdimisht krah tyre” shkruan Thaçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca, bartësin e listës Sami Ahmeti dhe kandidatët për Asamble Komunale Bashkim Gashi e Kastriot

Krasniqi u mirëpritëm nga banorët e fshatit Siboc. Dëgjuam hallet dhe problemet e tyre që kanë për fokus shpronësimin, ndalimin e jetës dhe ndërtimit atje.

U zotuam se do të angazhohen të gjithë mekanizmat shtetëror në zgjedhjen e kësaj qështje. Po ashtu premtova se si kryetar i Komunës do të qëndoj vazhdimisht krah tyre.
#Bashkëqeverisim144