Lajme

Halil Matoshi: Vjosa Osmani, vegël e pushtetit ekzekutiv!

09/11/2021 21:29
nga:M K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje i ka dërguar një letër kreut të IKSHPK-së, Naser Ramadanit për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale.

Në letrën që e ka siguruar GazetaBlic mësohet se Osmani i ka kërkuar Ramadanit një analizë dhe një rekomandim për çështjen e zgjedhjeve të 17 Tetorit, që si përgjigje sot mori një të tillë negative.

Kjo është letra që presidentja Osmani ia dërgoi dje kreut të IKSHPK-së, Naser Ramadanit

Këtë letër, e ka komentuar edhe publicisti Halil Matoshi. Matoshi, në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se Vjosa Osmani është një vegël e pushtetit ekzekutiv dhe se tendenca e saj për ta marrë peng demokracinë është kundërkushtetuese dhe bizare.

“Kjo është ndërhyrje në shkencë dhe kërkesë për dëgjueshmëri. Realisht Kosova ka një Presidente – vegël të pushtetit ekzekutiv – dhe tendenca e saj për ta marrë peng demokracinë (zgjedhjet e lira) është kundërkushtetuese dhe bizare.

Forcat politike, shoqëria civile dhe qytetaria aktive duhet të thonë jo, jo dhunimit të demokracisë!”, tha ndër të tjera Matoshi për GazetaBlic.

“Deklarata e Glaukut, kritika e Kurtit, letra e presidentes?” A ka koordinim mes krerëve politikë për shtyerje të zgjedhjeve?

/GazetaBlic/