Lajme

Halil Matoshi “shpërthen”: Me regjimin e ri, fëmijtë përplasen në vetura

04/10/2022 23:59
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratës që ka dhënë ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se një fëmijë është përplasur në veturën e saj, raporton Gazeta Blic.

Matoshi ka shkruar se në regjimin e ri, fëmijët po përplasen për vetura.

”Ndëshkim i krimit simas ligjit dhe dorëheqje si akt i etikës së pushtetit”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Në këtë epokë fëmijtë përplasën në vetura…!???

Tashti, nga Qeverinë e shpresës, asht përmbys jo vetëm “regjimi i vjetër” por edhe diskursi, fëmijtë përplasen në vetura e jo simas versionit zyrtar të policisë, që fëmija u përplas nga vetura, për mospërshtatje (tejkalim) shpejtësie, nga ministrja Rozeta Hajdari!?

P.S.

Ndëshkim i krimit simas ligjit dhe dorëheqje si akt i etikës së pushtetit.