Opinionisti, Halil Matoshi, ka reaguar pas vendimeve të sotme të Qeverisë Kurti, rreth rritjes prej 100 euro të pensioneve për muajin nëntor, raporton Gazeta Blic.
Matoshi e quan mashtrim këtë vendim, për shkak që sipas tij, në vend të rritjes së pagës minimale nga 170 në 250 euro, që kish me i rritë edhe pensionet bazë dhe përfitimet nga skemat sociale, Qeveria Kurti 2 po manipulon me varfërinë në vend.
Madje, ai shton se Qeveria po blen vota të pensionistëve, duke u dhënë lëmoshë nga 100 euro.
Matoshi thotë se është i pashembullt ky abuzim me pushtetin.
Shkrimi i plotë:
Mos i besoni, Qeveria po u mashtron!
Në vend të rritjës së pagës minimale nga 170 në 250 euro, që kish me i rritë edhe pensionet bazë dhe përfitimet nga skemat sociale, Qeveria Kurti 2 po manipulon me varfërinë në vend.
Qeveria blen votat e pensionistave tue u dhânë lëmoshë nga 100 euro vetëm për nji muej dhe të përfituesve të skemave tjera sociale për dy muej!?
I pashembullt ky abuzim me pushtetin tue shpërnda ndihma për efekte elektorale!