Analisti politik, Halil Matoshi ka theksuar se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropin, raporton Gazeta Blic.
”Mbajeni në mend, këtu do të jemi dhe do të shohim se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë nën ndërmjetësimin e BE-së”, tha ai në “Politiko” në Kanal 10.
Sipas tij, vetëm ShBA-të do të mund ta kryenin marrëveshjen përfundimtare Kosovë- Serbi.
Ndërsa, analisti politik Bekim Kabashi tha se as Lajcak e as Palmer nuk do të arrijnë ta bindin Kosovën e Serbinë për marrëveshjen përfundimtare.
Sipas tij, duhet të organizohet ndonjë llojë konference ku do të mund të arrihej ndonjë marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë.