Lajme

Halil Matoshi: Kurti po e izolon vendin dhe po e nxjerr nga izolimi Vuçiqin!

02/06/2024 17:59
nga:Y I

Veriu dhe tensionet në katër komunat veriore, ishin temat kryesore që shënjuan vitin 2023.

Kjo solli reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve të cilët dënuan veprimet e njëanshme të kryeminsitrit Kurti.

E si duket edhe fillimi i vitit 2014 po shoqërohet me problematika të njëjta.

Rregullorja e re e BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit, ka sjellë reagimin e Bashkësisë Ndërkombëtare.

Të njëjtit kanë kërkuar që të pezullohet një vendim i tillë nga Kosova.

Në lidhje me këto çështje ka folur për “Gazeta Blic” gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi.

Matoshi tha se politikat konfliktuoze të Kurtit dhe ato të përplasje me aleatët i duartroket edhe Vuçiq.

Ai tutje shton se Kurti ‘po e izolon vendin dhe po e nxjerr nga izolimi Vuçiqin’.

“Këto politika të tij konfliktuale të përplasjes me aleatët i duartroket edhe Aleksandar Vuçiq i cili ishte në disavantazh të thellë pas inkursionit me terrorizëm shtetëror në Kosovë.Kurti po e izolon vendin dhe po e nxjerr nga izolimi Vuçiqin. Dinari në Kosovë është problem i shpifur dhe nuk e cënon sistemin fiskal në vend. Fundja, dinari një ditë do të braktisej edhe nga vet Serbia!?” deklaroi Matoshi për “Gazeta Blic.


Halil Matoshi, Publicist!

Tutje Matoshi potencoi se Albin Kurti po mësyn ‘sovjetizmin e shoqërive shqiptare’

“Për Albin Kurtin qeverisja nuk ka rëndësi përballë kauzës së tij kombëtariste dhe ideologjike (njëfarë nacionalsocializmi pa thonj!? Ai po mësyn ‘sovjetizmin e shoqërive shqiptare’ duke i homogjenizu ata kundër serbëve që janë qytetarë me të drejta kushtetuese në Republikën e Kosovës” deklaroi publicisti Matoshi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përsëri dje kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e vendimit për zbatimin e rregullores së BQK-së.

“Ne natyrisht se përkrahim përpjekjet për të shmangur krimet financiare, shpëlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe të ngjashme, por ne kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve” deklaroi Hovinier raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Hovenier flet pas takimit me Kurtin, insiston në shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së