Lajme

Halil Matoshi: Kjo është opozita më e dobët në historinë e Kosovës

04/29/2026 22:19
nga:Genita C

Komentatori politik Halil Matoshi, në Politiko kritikoi ashpër rolin e opozitës në skenën politike, duke e cilësuar atë si të dobët dhe pa ndikim real.

“Opozita është e dobët se nuk ka fuqi. Opozita është dobësuar sepse në shumë agjenda të Lëvizjes Vetëvendosje ka duartrokitur,” tha Matoshi.

Ai tha se mungesa e një qëndrimi të qartë dhe kundërshtimi konsekuent ndaj politikave të Lëvizja Vetëvendosje ka ndikuar drejtpërdrejt në zbehjen e rolit të opozitës në vend.