Lajme

Halil Matoshi- ish deputetëve të VV-së: Ju nuk e keni bo asnjë spital, as edhe një autostradë!

11/27/2025 22:45
nga:Y I

Komentatori politik, Halil Matoshi në “Adresa” komentoi arritjet e qeverisë së fundit, e cila ishte Vetëvendosja.

Matoshi tha se kjo Albin Kurti , në vend se me fol për investime kapitale e për lidhje të forta me ShBA-në, ai vetëm se ka pezulluar Dialogun strategjik dhe vetëm ka fituar sanskione nga BE.

“Në vend se me fol për investime kapitale, në vend se me fol për lidhjet si mishi me thonin me aleatët tanë me Shtetet e Bashkume të Amerikës, në vend se me qenë anëtarë të Këshillit të Evropës, në vend se me qenë pa sanksione të Bashkimit evropian, në vend se mos me na u pezullu Dialogu Strategjik me Shtetet e Bashkume të Amerikës, kto me ja thanë qytetarit, i kemi rrit kapacitetet energjetike dhe nuk po blejmë prej Serbisë”, shtoi tutje Matoshi.

Matoshi tha gjithashtu se duheshte që Kurti të ilte e të ju thoshte qyttarëve se çfarë ka arritur, duke ndërtuar spitale e autostrada, e në fund të merrte falenderime, por nuk i bëri.

“Në vend se me i thanë qytetarit kemi ba kaq tunele, kaq spitale, kaq autostrada, ju i keni pezullu krejt autostradat, ju se keni ba asnji tunel, ju se keni bo asnji spital, ju se keni bo asnji prohjekt madhor nacional, që na kur të ecim asajde me thanë Artan, zonja Kryeziu, Albin, Albulenë, Glauk ju falemnerës, ani pse me taksa të qytetarëve po ja u pamë hajrin, edhe na ecim ballnaltë nëpër ato autostrada tona”, shtoi tutje Matoshi.