Lajme

Halil Matoshi: Është një sinjal se Administrata Trump nuk po e don Kurtin dhe politikat e tij

09/13/2025 21:41
nga:Sh R

Analisti politik, Halil Matoshi ishte i ftuar sonte në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin, i cili diskutoi rreth njgarjeve të djeshme, ku Amerika pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën.

Matoshi tha se kjo është një paralajmërim apo sinjal që Administrata Trump, nuk po e duan Kurtin dhe taktikat e tij, e sipas tij, politikat e qëndrueshme të një shteti nuk mund të bëhen brenda natës e të veprohen brenda ditës.

Ai tha se duhet një studim i gjatë, duhet këshillim dhe politikëbërje e mbi të gjitha me qenë i përgjegjshëm.