Lajme

Halil Matoshi: Ballkani duhet t’i mbyllë dyert e dritaret para gangsterit Vučić!

08/03/2021 12:27
nga:M K

Publicisti Halil Matoshi ka komentuar shkrimin e prestigjiozes franceze, “Le Monde”, e cila njërën prej faqeve të saja të djeshme ia ka kushtuar Ballkanit.

“Në Ballkan, bandat në zemër të një sistemi shtetëror – Nën drejtimin e Aleksandar Vučić, shteti dhe mafia po bashkëpunojnë edhe një herë…”, ka shkruar ndër të tjera ky medium, përcjell GazetaBlic.

Lidhur me këtë, Matoshi ka thënë se Ballkani duhet t’i mbyllë dyert e dritaret para gangsterit Vuçiq.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ballkani duhet t’i mbyllë dyert e dritaret para gangsterit Vučić!
“Le Monde”, prestigjiozja parisiene, e 1 gushtit, 2021 alarmon: “Në Ballkan, bandat në zemër të një sistemi shtetëror – Nën drejtimin e Aleksandar Vučić, shteti dhe mafia po bashkëpunojnë edhe një herë…”
1.
Ky âsht nisiatori i “këmbimit të territoreve” dhe i Mini- Schengenit, që “ua rrëmbeu zemrat” liderëve ballkanik!?
Ky âsht njeriu që ulet përball Albin Kurtit (i cili kishte vuejt në Kampet Serbe të Përqëndrimit, në Lipjan (Kosovë) dhe ‘Zabela’ të Požarevac-it (Serbi);
2.
Ky âsht njeriu i cili po tenton me u shitë si “Njeriu për paqe”, ngjashëm me Slobodan Milišević para Dayton (Ohio);
Ky âsht ai njeri për të cilin Edi Rama përpiqet me i bind shqiptarët se përfaqëson të ardhmen e jo të kaluemen e Ballkanit!
Vučić âsht simbol historik i nji Ballkani të mbyllun e të fashistizuem!
3.
Mbyllni çepengat, krimineli po kaluron këndejpari!