Sporti

E njeh mirë futbollin rumun, Albin Berisha: Kosova triumfon në ndeshjen e nesërme

09/05/2024 16:39
nga:Mergim Rreci

Kosova dhe Rumania do të përballen nesër në Nation League.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Dardanët’ janë maksimalisht të përgatitur për këtë takim, me synime të qarta vetëm për rezultat pozitiv.

Sulmuesi kosovar, Albin Berisha, e njeh mirë futbollin rumun, atje ku për një kohë ka luajtur tek skuadra e Petrolul Ploiesti, ku pastaj nga aty është transferuar tek Hansa Rostockut.

Para ndeshjes së nesërme, Berisha tha për ‘GazetaBlic Sport‘ se beson që Kosova do të triumfojë në këtë ndeshje.

“Kam luajtur në Rumani dhe i njoh shumë mirë si lojtarë dhe si popull. Megjithatë unë besoj fuqishëm që kombëtarja e Kosovës do të triumfojë në këtë ballafaqim”, tha fillimisht sulmuesi kosovar.

Tutje, ai tha se rumunët janë fizikisht të fortë, por që edhe futbollistët e Kosovës janë në formë optimale dhe të gatshëm për fitore.

Rumunët fizikisht janë të fortë, vijnë pas Europianit dhe kanë motivim, por edhe Kosova ka gjithçka përpara, të gjithë janë në formë dhe jam i bindur që ky duel do të përfundojë me fitoren tonë“, vazhdoi tutje Berisha.

Krejt në fund, ai u pyet edhe për transferimin e tij në Gjermani, atje ku e gjeti golin në ndeshjen e parë të luajtur. Berisha tha se është ambientuar shumë mirë dhe pse jo, pret që një ditë të jetë i ftuar nga Kombëtarja A.

Po, jam ambientuar tepër mirë tek Hansa Rostock. Kam gjetur golin në debutim dhe tashmë po punojë fortë që të sistemohem me futbollin gjerman. Trajneri dhe bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë, kushtet janë optimale, teksa tifozët janë fantastikë, pasi gjithmonë kemi mbi 25 mijë prapa vetes. Qëllimi im është që t’i ndihmojë ekipit sa më shumë këtë sezon, të mbajë formën dhe të shënojë sa më shumë gola. Pse jo, nëse kam sezon të mirë, pres edhe ftesën e Kosovës. Kam qenë tek grupmoshat dhe është ndjenjë e jashtëzakonshme”, përfundoi Berisha.

/GazetaBlic Sport/