Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka vazhduar fushatën elektorale.
Ai i ak prezantuar 52 pikat e programit qeverisës.
Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:
Sa më shumë që po i afrohemi fundit të fushatës, aq më shumë vije përkrahja e qytetarëve të Prizrenit për të mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje! dhe aleatët tanë.
Ortakolli është dokumentimi i këtij fakti.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me deputetët, Fatmire Kollçaku, Haxhi Avdyli, Artan Abrashi, Arbër Rexhaj, kryetari i partisë “Yenilikçi Turk Hareket Partisi”, Ertan Simitçi, si dhe kandidatja për Kuvendin Komunal nga kjo lagje, Fexhrije Kastrati, mbajtën tubim me banorët e lagjes Ortakoll.
Kryetari Haskuka, banorëve të shumtë të kësaj lagje u tha se këto zgjedhje nuk janë thjesht çështje e garës elektorale, por përballje e vlerave, ideve, strategjive dhe e projekteve në përmirësimin e jetës për të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit.
Kundërshtarët politikë në këtë fushatë po premtojnë gjëra që Komuna e Prizrenit ka vite që i ka filluar t’i realizojë. Ndërkaq ne, premtojmë se me 52 pika të programit tonë qeverisës, në katër vitet e ardhshme, Prizreni do të bëhet kryeqytet i i prodhimit dhe i zhvillimit, kryeqytet i trashëgimisë, kulturës dhe i turizmit, kryeqytet i rinisë dhe i sportit, i mirëqenies dhe i shëndetit, si dhe qytet i gjelbër, me zonën më të madhe për këmbësorë në rajon.
Fitorja pa balotazh, ku fituesi kryesor do të jetë qytetari, është shumë afër!
#BASHKËQEVERISIM ✅144
#MëshumëpërPrizrenin
#LëvizjaVETËVENDOSJE