Arsenali është i bindur se do të mundë Chelsean për transferimin e mesfushorit të West Ham, Declan Rice në verë.
West Ham ka gjasa se do të detyrohet ta shesë 24-vjeçarin këtë verë pasi kontrata e tij është caktuar të skadojë në vitin 2024. Megjithatë, Arsenalit mund t’i duhet të paguajë deri në 80 milionfunte për ta blerë atë në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Topçinjtë do të jenë të dëshpëruar që të sjellin Rice dhe të mos humbasin ndaj Chelseat në një transferim tjetër, pasi rivalët e tyre londinez i mundën ata për nënshkrimin prej 89 milionë funte të Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk.
Skuadra e Artetës poashtu do të shpresojë të ruajë epërsinë në krye të Premier League kur të përballet me Manchester United të dielën.
/GazetaBlic Sport


