Sporti

Hakimi shumë optimist për ndeshjen ndaj Barcelonës: Shkojmë për fitore, Mbappe e di se çka duhet të bëjë

04/15/2024 23:56
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi ka folur për mediet krah trajnerit Luis Enrique, në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League ndaj Barcelona, me takimin e parë mes tyre që u mbyll me fitoren 2-3 të spanjollëve.

Hakimi u shpreh se në Barcelonë kanë shkuar vetëm për fitoren, ndërsa shtoi se ylli i skuadrës së tyre, Kylian Mbappe është shumë i motivuar për këtë përballje.

“Kemi ardhur me shumë dëshirë, dëshirë për të ndryshuar atë që ndodhi në ndeshjen e parë. Ne kemi ardhur për të fituar. Në këtë sfidë do të duhet të japim gjithçka për të marrë fitoren. Ndjej se Mbappe është shumë i motivuar, si gjithë ekipi, është koha për të treguar se jemi gati dhe për të ndryshuar rezultatin e ndeshjes së parë”- deklaroi mbrojtësi./ss