Sporti

Hakimi kërkon rikthimin në Real Madrid, i gatshëm ta ulë pagën

12/15/2022 21:04
nga:E K

Mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi, dëshiron rikthimin te skuadra e Real Madridit.

Sipas mediave spanjolle, 24-vjeçari është i gatshëm që të ulë pagën e tij vetëm për tu rikthyer në Bernabeu.

Hakimi aktualisht luan te klubi Francez PSG, ndërsa ishte pjesë e Real Madridit që nga grupmoshat e reja duke debutuar me fanellen e ”Los Blancos” në vitin 2017.

Mbrojtësi maroken, ka veshur edhe fanellen e Borusia Dortmundit dhe Interit.