Sporti

Hakim Ziyech në “radarin” e Milanit, “Rossonerët” duan transferimin e tij

07/23/2021 22:06
nga:Mergim Rreci

AC Milan po bën presion për të nënshkruar me lojtarin e Chelsea, Hakim Ziyech.

Sipas Daily Mail, marokieni dëshiron të dijë nëse ai është në planet e Thomas Tuchel para se të angazhohet për një largim të mundshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

“Rossonerët” shpresojnë të përfshijnë një mundësi huazimi e që më pas ta fitojnë të drejtën për ta blerë atë.

Një ofertë e tillë pritet të dërgohet shumë shpejtë nga Milani në drejtim të drejtuesve të skuadrës londineze.

 

/GazetaBlic Sport/