Skuadra e PSG’së ka huazuar Hakim Ziyech nga Chelsea.
Sipas Le Parisien, Hakim Ziyech mbërriti në Paris sot në mëngjes, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai tani është në pritje të marrëveshjes përfundimtare PSG-Chelsea, për të vazhduar përgatitjet me ekipin e ri.
Në të njëjtën kohë, kampionët e Francës do të vazhdojnë negociatat e gjata me Interin për të tentuar të rrëmbejnë këtë dimër mbrojtësin sllovak Milan Skriniar.
/GazetaBlic Sport
? Hakim Ziyech est arrivé à Paris ce lundi ! Il attend maintenant l’accord définitif PSG-Chelsea. ⏳??
(Le Parisien)
— Hadrien Grenier (@hadrien_grenier) January 31, 2023


