Lajme

Haki Shatri i drejtohet Haradinajt me “Kryeministër”

04/04/2022 13:34
nga:Donika Fetahu

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri doli në një konferencë për media bashkë me kreytarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nga selia e kësaj partie, Shatri dhe Haradinaj kërkuan rishikim urgjent të buxhetit të këtij viti. Ndërsa po fliste për këtë, Haki Shatri iu referua si “kryeministër” Ramush Haradinajt

“Janë shifra joreale që e krijojnë një bazë shumë reale për kërkesën tonë që të bëhet një rishqyrtim sa më shpejt i buxhetit, e jo të pritet ajo koha tradicionale – siç e tha edhe kryeministri Haradinaj – por të bëhet menjëherë sepse ka nevojë të adaprohen shifrat në buxhetin zyrtar me kërkesat aktuale”, tha Shatri.

Paraprakisht, ish-kryeministri Haradinaj tha se AAK-ja e ka analizuar situatën, dhe sipas tyre “kanë ndryshuar të gjitha parashikimet në të cilat është bazuar ky buxhet”.

Ramush Haradinaj: Qeveria me urgjenc të rishikoj buxhetin, nuk mund të presim deri në qershor, po ndodh krizë ekonomike e sociale