Lajme

Haki Abazit ia ndërprejnë fjalimin deputetët e opozitës

07/07/2021 13:38
nga:N M

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazit, i është ndërprerë fjalimi nga deputetët e opozitës.

Në momentin që Abazi ia nisi fjalimin lidhur me kritikat e opozitës për deklaratat e qeveritarëve lidhur me Marrëveshjen e Washingtonit, deputetët kanë filluar të flasin përnjëherë, duke e detyruar që të ndalojë fjalimin për disa sekonda.

Në atë moment, ka ndërhyrë kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili i ka lutur deputetët për qetësi.

“Qetësi, ju lutem”, ka thënë Konjufca.

Tahiri-Kurtit për Marrëveshjen e Uashingtonit: Kryeministër mos qesh, por koncentrohu