Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka folur për tensionet në mes Rusisë dhe Ukrainës dhe për pasojat e mundshme që mund t’i ketë Kosova dhe rajoni.
Për këtë, ai ka kërkuar që të mblidhen urgjentisht institucionet e sigurisë së Kosovës dhe të monitorojnë situatën, njofton Klan Kosova.
“Duke pasë një fqinj si Serbia që shpeshherë kopjon metodat e njëjta si të Rusisë të kërcënimit të integritetit territorial, është urgjente që institucionet tona të mblidhen, të shqyrtojnë dhe monitorojnë me kujdes situatën në të cilën jemi duke u ballafaquar”.
Abazi tha se në këtë kohë duhet qëndruar të bashkuar si në Parlament, ashtu edhe në shoqëri, si dhe të ketë koordinim të plotë me NATO-n dhe aleatët perëndimorë.
“Efektet e para janë vërejtur edhe te ne dhe rajon. Çmimet janë ngritur meqë jemi kaq të varur nga importi dhe kapacitetet tona prodhuese janë në minimum. Kërkesa ime është që në këtë situatë delikat, kur ne bëjmë historinë edhe pa e ditur, të jemi të bashkuar. Jemi me fat që jemi bashkë me aleatët perëndimorë”.
Enver Hoxhaj kërkon të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare pas zhvillimeve në Ukrainë