Lajme

Haki Abazi thotë që Thaçi e ka ditë që UÇK-në ka me ulë në karrige të Hagës, i reagon ashpër Baton Haxhiu

09/09/2024 22:55
nga:G B

Në “Pressing” të T7, të hënën, është folur edhe për Gjykatën Speciale, ku deputeti i pavarur Haki Abazi, tha se luftën më të madhe me Thaçin e ka pasur për ta kundërshtuar këtë gjykatë.

Ai tha se donte një sistem të drejtësisë në Kosovë që heton të gjitha çështjet.

“Luftën kryesore me Thaçin e kam pasur për Gjykatën Speciale, unë kam qenë kundër Gjykatës Speciale, unë kam qenë për idenë e drejtësisë në Kosovë, krijimin e sistemit të drejtësisë të pavarur në Kosovë”.

“Koncepti që me u shty çështja e gjykatës, edhe mos me u themelu gjykata ka qenë në tavolinë. Por, është shty për vet Thaçit. Thaçi ka mëndu që Clinto o do zgjidhet presidente e procesi do të merr krejt tjetër”, ka thënë Abazi ndër tjerash.

Por me mendimin e tij nuk u pajtua gazetari Baton Haxhiu, i cili ka thënë se Gjykata Speciale është disajnuar pikërisht nga Obama dhe Hillary Clinton.

“Themelimin e gjykatës Speciale, e ka disajnu Clinton bashkë me Barak Obamën. Unë kam pasur mosmarrëveshje me Thaçin, i kam thënë se Gjykata Speciale nuk ndërtohet për gjëra të vogla”, ka thënë Haxhiu.

Më pas, erdhi reagimi tjetër nga Abazi, duke thënë se Thaçi e ka ditur që “do ta ulë UÇK-në në karrigen e Gjykatës Speciale”.

“Jam i bindur që edhe ti e ke drejtë që Thaçi e ka ditur që ka me ulur UÇK-në në karrigen e Hagës, që është gabimi më i madh historik sepse lufta e UÇK-së ka qenë plotësisht e drejtë”, ka thënë Abazi.

Por, më këtë nuk u pajtua assesi gazetari Baton Haxhiu.

“Unë e kam pasur kogja mik dhe afër, Thaçi e ka ditur saktësisht. Jo kjo është akuzë e rëndë”, u shpreh Haxhiu.