Lajme

Haki Abazi sërish kundër VV-së, ja për çfarë bëhet fjalë!

02/18/2022 17:21
nga:Y I

Pak ditë më parë u raportua në media se Kushtrim Sheremeti është zgjedhur drejtor i teatrit Kombëtar të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Pas këtij lajmi, sot ka patur një reagim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku thuhet se procesi i përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm nuk ka përfunduar ende.

“Pas marrjes Procesi i zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk ka përfunduar. Këshilli Drejtues i TKK ka përfunduar vlerësimin e kandidatëve pas intervistimit (me shkrim dhe me gojë). së postit të drejtorit të Teatrit Kombëtar nga Sheremeti, ka ardhur reagimi i ashpër i deputeti të LVV-së, Haki Abazi” thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar ashpër deputeti i LVV-së, Haki Abazi.

Abazi, përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se distancohet publikisht nga përzgjedhja e Kushtrim Sheremetit si drejtor i Teatrit Kombëtar.

Ai tha se 20 vite zhvatje e degradim i vlerave nuk kanë ndodhur vetvetiu.

“20 vite zhvatje e degradim të vlerave nuk kanë ndodhur vetëvetiu. Kishte edhe krijues edhe zbatues të axhendës por edhe përfitues” shkruan Abazi në Facebook.