Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka njoftuar se me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është iniciuar shkarkimi i tij nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE- Kosovë.
Abazi ka paralajmëruar se sot, në orën 10:00, do të mbajë një konferencë për media ku do të flas lidhur me kërkesën e Kurtit për shkarkimin e tij, por edhe për gjëra të tjera.
“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë” shkruan Abazi në Facebook.
Postimi i plotë:


