Lajme

Haki Abazi: “Kurti i paska dhënë urdhër Kusarit të më heqin edhe nga ky funksion”

07/10/2023 17:18
nga:Genita C

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti i ka dhënë urdhër shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila për largimin e tij nga Grupi Parlamentar i Miqësisë.

Abazi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në vendin e tij është caktuar deputeti i VV-së Ardian Gola.

Ai tutje ka shkruar se shpërblimet e për deputetin Gola nga Gjakova mbi goditjen e miqëve nuk kanë të ndalur.

“Lajmi më i ri është që Kurti paska dhënë urdhër Kusarit që të më heqin nga grupet parlamentare të miqësisë ? e me vendos Adrian Golën në vendin tim- shpërblimet për Golën nga Gjakova mbi goditjet e miqëve, nuk kanë të ndalur”, ka shkruar deputeti Abazi.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e përfshirë në një përgjim me Sllavko Simiq, deputetin e Listës Serbe.

Abazi, në një reagim në rrjetet sociale, e ka quajtur “çadër të Gadafit” shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së.