Lajme

Haki Abazi e ‘masakron’ gjuhën shqipe, mbi 20 gabime në një tekst të vetëm

06/17/2021 12:18
nga:M K

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka postuar një postim në “Facebook”, me gabime të rënda drejtshkrimore.

Teksa fliste për Asociacionin njëetnik, Abazi shkroi se është paradoske që Kosovës po i kërkohet që të bëjë veprime jokushtetuese, duke e formuar Asociacionin.

“Paradoksi më i madh në këtë teorinë e associacionit monoetnik është në raport në minischengenin. Përderisa tentohet që minischengeni te paraqitet si një marrëveshje e që kinse heq barriera dhe pengesa në rajon, po të njejtin kërkojnë ndërtimin e barrierave dhe ndarjeve në baza etnike mbrenda Kosovës! Paradoksi tjetër është që Kosovës i kërkohet të bëjë veprime jokushtetuese gjë që nuk e lejon asnjë shtet e as Serbia që tolerohet të mbajë Kosovën në preambulën e saj dhe të kërcnoj me dhunë dhe konflikt e të sillet si proxy i Rusisë”, ka shrkaur ai.

Ajo çfarë shihet në këtë postim të Abazit, janë gabimet e shumta drejtshkrimore.

Postimi i plotë i tij:

Kosova dhe historia e re, kanë fillet e sajë në një pushtim të egër, shkatrrues, dhe dhunues nga ana e Serbisë që ka pasë për qëllim exterminimin e popullit shqiptar ashtu siq ka exterminuar 600 fshatrat shqiptare në sanxhakun e Pazarit të Ri dhe atë Nishit. Në historinë e re të Kosovës poashtu është Plani i presidentit Ahtisari që zyrtarisht njifet si Plani Gjithëpërfshirës pë zgjidhjen e statusit të Kosovës, e që është kompromisi i madh dhe dhimbshëm që 95% e popullatës së Kosovës janë pajtuar dhe e kanë pranuar në emër krijimit të shtetit demokratik funksional, me mundësi të barabarta dhe të drejtë në thelbin e funksionimit, multietnik, multikulturor dhe sekular dhe garantues për koekzistencë të diversitetit.

Andaj,ky kompromis dhe kompromiset që janë bërë nuk janë bërë për të përfunduar në ndarje në vija etnike dhe territore që ndërtojnë kufinj etnik dhe barriera praktike të funksionalitetit.

Paradoksi më i madh në këtë teorinë e associacionit monoetnik është në raport në minischengenin. Përderisa tentohet që minischengeni te paraqitet si një marrëveshje e që kinse heq barriera dhe pengesa në rajon, po të njejtin kërkojnë ndërtimin e barrierave dhe ndarjeve në baza etnike mbrenda Kosovës!

Paradoksi tjetër është që Kosovës i kërkohet të bëjë veprime jokushtetuese gjë që nuk e lejon asnjë shtet e as Serbia që tolerohet të mbajë Kosovën në preambulën e saj dhe të kërcnoj me dhunë dhe konflikt e të sillet si proxy i Rusisë.

LEXO EDHE:

Fillimi i fundit të homologimit, Kuvendi miraton në parim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete