Lajme

Haki Abazi: Audioinçizimet brenda VV-së flasin për ato se kush i ka zhdukur mostrat e rastit Dehari

02/16/2023 10:24
nga:Y I

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, në një konferencë për media ka shprehur pakënaqësitë brenda LVV-së.

Abazi ka deklaruar se ka edhe disa inçzime ku nxjerin të vërteta në lidhje me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

“Audioinçizimet në mes Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit, Dejona Mihajlit flasin për ngulfatje të zërave të deputetëve përbrenda paralamentit. Videot janë ato që ju duhet t’i këkroni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Autoinçizimet flasin për ato se kush i ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Shkarkimi im është minor për kundrejt asaj se çfarë ka ndodhur në rastin Dehari. Kemi detyrim ta zgjidhim këtë çështje, dhe Kryeministri Kurti se ka thëne asnje fjalë. IML është i monituar nga kamerat, dihet qartë se kush i ka nxjerre mostrat dhe janë zhdukur. Porosia ime per Albulena Haxhiun eshte të kryjë punën e saj. Ajo mbrëmë ne RTK deklaroi se GP ka vendosur që të behet shkarkimi im, eshte genjeshtër, s’ka një vendim të tillë” tha Abazi raporton Gazeta Blic.