Lajme

Haki Abazi ankohet se që tri vjet s’ka mikrofona në Kuvend

03/28/2024 12:03
nga:Y I

Deputeti Haki Abazi është ankuar për mungesën e mikrofonave sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se që tri vjet nuk ka mikrofon në ulësen e tij.

Këtë gjë ai e ka cilësuar si turp.

“Me pas pas mikrofon si është rendi pas nja tri vjetë aty, nuk kisha dal me ecë këtu, e kisha parë ministrin sy me sy por nuk kam mikrofon. Që tri vjet mikrofonat nuk punojnë në këtë Kuvend. Është turp”, tha Abazi.