Hakan Calhanoglu po konsideron një transferim në Katar, ku Al-Duhail i ka ofruar atij një kontratë 8 milion € në vit.
Marrëveshja e përfaqësuesit të Turqisë në Milano skadon në fund të sezonit, që do të thotë se ai mund të nënshkruajë me çdo klub dhe të largohet nga klubi si agjent i lirë në verë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sky Sport Italia raporton se 27-vjeçari ka marrë një ofertë prej 8 milion € në vit nga Al-Duhail, klubi i Katarit që nënshkroi Medhi Benatia nga Juventus në janar 2019.
Sipas raportit, oferta vjen me një bonus nënshkrimi për një tjetër 8 milion €.
Kjo është oferta më e lartë e marrë nga Calhanoglu deri më tani dhe për këtë arsye, lojtari po konsideron një transferim në Katar.
/GazetaBlic Sport/


