Sporti

Hakan Calhanoglu nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme ndaj Lazios, revoltohen tek Interi

01/08/2022 16:22
nga:Mergim Rreci

Interi është i irrituar me vendimin për ndeshjen e anuluar me Bolognan, pasi kjo do të thotë se Hakan Calhanoglu do të pezullohet për ndeshjen kundër Lazios nesër.

Calhanoglu ishte menduar të pezullohej për udhëtimin në ndeshjen ndaj Bolognas të enjten, gjë që do ta lironte atë për këtë takim të rëndësisë së madhe, përcjell GazetaBlic Sport.

Sidoqoftë, ajo ndeshje nuk u luajt, sepse Bolonja ishte nën një urdhër karantine për shkak të një shpërthimi të COVID brenda skuadrës.

Vendimi i sotëm i Komisionit Disiplinor thotë se Calhanoglu nuk do të mund të luajë në takimin e nesërm.

/GazetaBlic Sport/