E ardhmja e Hakan Calhanoglu te Interi është sqaruar, të paktën në afat të shkurtër, pasi klubi italian ka vendosur ta mbajë mesfushorin turk për sezonin 2026/2027, pavarësisht se nuk arriti të binte dakord për një zgjatje të kontratës për 32-vjeçarin, shkruan “Corriere dello Sport”.
Kontrata aktuale e Calhanoglu me Interin skadon në vitin 2027 dhe rezultati në këtë pikë mund të duket si një kompromis. Mesfushori shpresonte të zgjaste qëndrimin e tij me kushte të barabarta ose më të mira se paga e tij aktuale prej 6.5 milionë eurosh në sezon, por kjo ka rezultuar e pamundur.
Në vend që të lejonin që situata të përshkallëzohej në konflikt të hapur, të dyja palët ranë dakord të vazhdonin si më parë, me Hakan Calhanoglun që do të përmbushte kontratën e tij dhe mundësinë e një marrëveshjeje afatgjatë që do të mbetej e hapur nëse ndryshojnë rrethanat, duke përfshirë edhe gatishmërinë e mundshme të lojtarit turk për të pranuar një pagë më të ulët.
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, e konsideron Çalhanoglu të domosdoshëm për projektin e tij.
/GazetaBlic Sport


