Sporti

Hakan Calhanoglu lëndohet sërish, do mungojë deri në tri javë

01/14/2025 08:58
nga:Lorik J

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka pësuar një dëmtim të ri dhe mungesa e tij nga fusha do të zgjatet.

Reprezentuesi turk ishte duke u stërvitur individualisht pas dëmtimit që pësoi në finalen e Superkupës së Italisë, të fituar nga Milani.

Megjithatë, Inter konfirmoi se gjatë stërvitjes individuale, turku raportoi sërish dhimbje.

Sky Sport Italia raporton se ai pritet të mungojë rreth dy deri në tre javë si rezultat, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjet e Serie A kundër Bologna, Empoli dhe Lecce, dhe ndoshta ato kundër Sparta Pragës dhe Monacos në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport