Hakan Calhanoglu postoi një video që tregon disa nga pikat kryesore të tij me fanellën e Milanit, mirëpo nuk u prit aspak mirë mga tifozët.
Klipi përfshin prezantimin e tij në vitin 2017 pas nënshkrimit nga Bayer Leverkusen për 23 milion € plus shpërblime, disa nga golat dhe festimet e tij në fanellën e Rossonerëve.
Mesazhi thotë: “Faleminderit për gjithçka Milan”, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai largohet nga klubi si një agjent i lirë për t’u bashkuar me rivalët e tyre Inter, të cilët po ofrojnë një paketë pagash paksa të përmirësuar prej 5 milion € në sezon krahasuar me 4 milion € të propozuara për të rinovuar me Rossonerët.
Në mënyrë të pashmangshme, reagimi në Instagram nuk ishte i mirë nga tifozët e Milanit të cilët e ofenduan atë rëndë.
View this post on Instagram


