Euro 2020

Hakan Calhanoglu flet para ndeshjes me Italinë: Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, e kemi pritur me javë të tëra

06/10/2021 20:07
nga:Mergim Rreci

Hakan Calhanoglu ka folur para ndeshjes së parë në Kampionatin Evropian, ndaj Italisë.

Kombëtarja e Turqisë do të tentojë që me një fitore nesër eventuale ndaj Italisë ta fillojë mbarë kompeticionin më të madh evropian për shtete, përcjell GazetaBlic Sport.

Futbollisti i Milanit, Hakan Calhanoglu tha se e kanë pritur këtë ndeshje me javë të tëra dhe se është një ndeshje e veçantë për të.

Ne kemi qenë duke pritur për këtë ndeshje për javë të tëra. Nesër do të jetë një ndeshje e veçantë për ne, një ndeshje shumë e veçantë për mua. Unë do të luaj kundër shokëve të mi të skuadrës. Ne do të dalim në fushë dhe do të përfaqësojmë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresoj të fitojmë”, tha ai.

Ndeshja luhet në ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/