Hakan Calhanoglu do të largohet nga skuadra e Milanit si një futbollist i lirë.
Donnarumma u lejua të largohej dhe duket sikur Calhanoglu do të ndiqte të njëjtin fat, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Sport Mediaset, futbollisti turk nuk do të marrë më shumë se 4 milion euro për sezon në San Siro.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor, kështu që ai mund të largohet si agjent i lirë.
Është raportuar që Calhanoglu është ofruar mbi 10 milion euro në vit për të luajtur në Katar për Al-Duhail dhe po e konsideron seriozisht atë mundësi.
27-vjeçari gjithashtu ka qenë i lidhur me Juventusin, Chelsea dhe Liverpool.
/GazetaBlic Sport/


