Politikani shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka njoftuar se i është refuzuar kërkesa për vizitë në Preshevë, Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, shkruan GazetaBlic.
Mustafi shprehet se ndodh edhe një tjetër përpjekje për të izoluar shqiptarët dhe për të ndërprerë shkëmbimin kulturor mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës.
Ai shtoi se askush nuk mund ta ndalë frymën e bashkëpunimit dhe të solidaritetit mes shqiptarëve kudo që ndodhen.
“Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të kenë gjithmonë mbështetjen edhe të Kosovës”, përfundoi ai.