Lajme

Hajnat vjedhin para dhe stoli ari nga një shtëpi në Deçan

06/10/2026 10:40
nga:Sh R

Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Deçan.

Policia njofton se ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Rasti është nën hetime nga autoritetet.