Lajme

Hajnat vjedhin automjetin me drunj, të konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë

05/28/2021 12:24
nga:M K

Persona të panjohur e kanë vjedhur automjetin e ngarkuar me lëndë drunore, i cili ishte konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë.

Sipas raportit të policisë, zyrtarët e pylltarisë e kishin konfiskuar një automjet të ngarkuar me lëndë drunore dhe të braktisur, të cilin e kishin dërguar në parkingun e pylltarisë.

I njëjti automjet është vjedhur nga persona të panjohur deri më tani.

“Nga zyrtarët e pylltarisë është konfiskuar një automjet i cili ishte i ngarkuar me lëndë drunore dhe i braktisur , i njëjti është dërguar në parkingun e pylltarisë. Tani është vërejtur se automjeti i njëjtë është vjedhur nga persona deri me tani të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar ende nga Policia e Kosovës.

LEXO EDHE:

U përfol emri i tij si kandidat i mundshëm për kandidat për kryetar të Gjilanit nga koalicioni VV- Lista Guxo, vjen reagimi i Fatmir Rexhepit