Sporti

Hajnat thyejnë dyqanin zyrtar sportiv të Real Madridit në Bernabeu

08/19/2021 23:46
nga:E K

Dyqani zyrtar sportiv i Real Madridit në Bernabeu është thyer këtë mëngjes nga hajnat.

Sipas gazetës spanjolle “AS“, një grup hajdutësh hynë në dyqanin e Real Madrid dhe vodhën gjithçka brenda, veçanërisht rroba, këmisha dhe kapele, përcjell GazetaBlic Sport.

Hajdutët thyen dyqanin e Real Madridit, me makinat e tyre dhe vodhën të gjitha produktet e tij.

Policia mori menjëherë lajmin dhe doli në vendin e ngjarjes por ende nuk bëhet e ditur nëse hajdutët janë identifikuar.

Dyqani zyrtar i Real Madrid, në Santiago Bernabeu, zë një sipërfaqe prej 700 metrash katrorë, të shtrirë në dy kate.

/GazetaBlic Sport/