Një grabitje ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Hajnat nën kërcënimin e armëve e kanë lidhur pronarinë e shtëpisë dhe bashkëshorten e tij, e kanë kryer grabitjen e një shume të konsiderueshme të parave dhe stolive të arit dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Kështu bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 20:30 në fshatin Vitomiricë ka ndodhur një grabitje në një shtëpi. Hajnat nën kërcënimin e armëve e kanë lidhur brenda shtëpisë pronarin dhe bashkëshortën e tij. Ata kanë arritur të grabisin një shumë bukur të madhe të parave, stolive të arit dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin”.
Gashi tha se personat të cilët u grabitën, janë goxha të shqetësuar.
“Ata janë goxha të shqetësuar. Është kërkuar edhe autoambulanca. Ju është dhënë ndihma”.