Lajme

Hajnat hyjnë në shtëpinë e mërgimtarit në Zveçan, policia shkon në vend ngjarje

01/29/2024 09:18
nga:N K

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Zveçan.

Policia njofton se cak i kësaj vjedhje ka qenë shtëpia e një mërgimtari.

Siç thuhet në raportin ditor të policisë, ekipet policore kanë dal në vend ngjarje dhe për rastin është informuar edhe prokurori.

“VJEDHJE E RËNDË Zveçan 28.01.2024 – 23:35. Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së pronarit i cili gjendet jashtë shtetit, dhe nga aty dyshohet se kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.