Lajme

Hajnat grabisin kasafortën me pesë armë brenda një shtëpie në Drenas

01/02/2026 10:31
nga:Y I

Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar mes datave 21 dhjetor të vitit që shkoi dhe 1 janarit të 2026-ës në Drenas.

Sipas policisë, ankuesi kosovar ka njoftuar se nga shtëpia e tij është vjedhur një kasafortë që përmbante pesë pistoleta me leje, një sasi parash dhe ari, dy orë dore, si dhe është marrë DVR-ja e sistemit të kamerave të shtëpisë.

Rasti është duke u hetuar.